Nënkryetari i PD Edmond Spaho me anë të një deklarate për mediat tha se Edi Rama e vazhdon paturpësisht skandalin te Unaza e Re.
Spaho shprehet se Rama favorizon një kompani, edhe pse ajo nuk përmbush kriteret që nevijiten.
“Për tenderin janë në garë 8 kompani, por Rama ka favorizuar firmën Salillari.
Sipas një vendimi të qeverisë, një kompani nuk shpallet dot fituese nëse nuk ka plotësuar 70 për qind të kontratave që ka lidhur me shtetin. Kompania Salillari është klientë e shumëfishtë e Ramës.
Ky është tjetër rast flagrant se Rama nuk ndalet te Unaza e Re, në Tiranë dhe n mbarë Shqipërinë.
PD është e vendosur që t’iu kthejë shqiptarëve pasurinë e grabitur nga këto tendera korruptiv nga qeveria e Edi Ramës”, tha Spaho ndër të tjera.