Një ngjarje shokuese ndodhi në Australi, ku një baba shqiptar vrau vajzën e tij 20-vjeçare, Sabrina Lekajn me thikë teksa ndodheshin në makinë. Petrit Lekaj, 49 vjeç u gjet gjithashtu në makinë me lëndime në bark.
Mediat e huaja shkruajnë se Sabrina kishte debatuar me të atin, pasi e kishte kaluar mbrëmjen me shoqen e saj në klub.
Shoqja e Sabrinës ka thënë për mediat se e reja ishte e shqetësuar pasi i ati do i bërtiste kur të shkonte në shtëpi.
E ëma e vajzës, Romina Lekaj ka vendosur shiritin e zi në profilin e saj në Facebook dhe shkruan vetëm kaq: “Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dhimbjen”.
g.kosovari