Dy persona u arrestuan nga Policia e Shtetit dhe një tjetër do të hetohet në gjendje të lirë, në sajë të një aksioni të koduar “Credit Card Fraud”, në fushën e krimit kibernetik. Policia sekuestroi karta krediti të klonuara dhe pajisje të tjera që shërbenin për klonimin e kartave.
Në saj të të hetimeve me metoda proaktive u arrestuan një rumun, 37-vjeçari me inicialet A.B dhe një shqiptar 41 vjeçar, C.M banues në Rumani. Po ashtu, hetohet në gjendje të lirë hetohet L. C, 38 vjeç, lindur dhe banues në Rumani.
Skema e veprimtarisë kriminale
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, një bankë shqiptare e nivelit të dytë ka bërë kallëzim penal se në ATM-të e saj persona të paidentifikuar kanë përdorur 10 karta të klonuara kanadeze dhe të Britanisë së Madhe. Departamenti i kartave informon se procesori i tyre ka dhënë alert për disa veprime të dyshimta të kryera në ATM-të e kësaj banke.
Nisur nga kallëzimi i bërë, Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë regjistroi në Prokurorinë e Tiranës procedimin penal që u ndoq me metoda speciale të hetimit për dy javë.
Si rezultat i veprimeve të kryera, këqyrjes së pamjeve filmike dhe sistemit të hyrje daljeve, u identifikuan dy persona dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Qafë Thanë u bllokuan dhe u shoqëruan së bashku me shoferin e mjetit, me të cilin ata qarkullonin.
Gjatë kontrollit të tyre, u gjendën dhe u sekuestruan si prova materiale:
3 telefona të markave të ndryshme;
8 karta të ndryshme bankare;
Një sasi parash;
Pajisje për shkrues kartash magnetike dhe një Laptop
Materialet e sekuestruara
g.kosovari