Një shqiptar 23-vjeçar, i kapur duke vjedhur në një apartament, arriti të arritisej ne menyre spektakolare nga dhoma e paraburgimit ne Itali, nje ndertese e re e përuruar në prill në prani të Salvinit.
Mediat italiane shkruajne se behet fjale per shqiptarin Elidon Gegaj, i cili eshte shpallur ne kerkim.
Ate policia e vuri ne pranga ne mengjes, teksa ishte bllokuar në ballkonin e një apartamenti në Monza, të cilin e kishte plaçkitur. Por në orën 11.30 të mëngjesit, ora e fillimit të procesit gjyqësor, Elidon Gegaj mundi te arratisej.
Ai ishte futur nje nje qeli qe nuk i kishte hekurat e larte deri ne pjesen e tavanit dhe nuk e la pa shfrytezuar kete mundesi duke u arratisur.
Ai ka mundur te ngjitet mes pjeses boshe dhe ka dale ne korridor, e mandej ka ikur pa u vene re nga askush, si te ishte nje “fantazmë”.
gegaj akuzohet poer vjehdje dhe ne kohen e arrestimit iu bllokuan edhe mallrat qe kishte vjedhur ne banesen ku te zotet duket se ishin me pushime. Sendet kishte tentuar ti fshihte në një kazan plehrash: katër orë, katër unaza dhe medalje ari, vathë dhe një gjerdan metalik të çmuar etj.
g.kosovari