Vajza “sekrete” e Vladimir Putin ka bërë një dalje të rrallë publike, ndërsa prezantoi një sipërmarrje të re mjekësore që synon shërimin e kancerit. Maria Vorontsova thuhet se jeton në një super shtëpi në Moskë.
33-vjeçarja zbuloi se është bashkëpronare e firmës gjigante të kujdesit shëndetësor ‘Nomeko’ që aktualisht është përfshirë në projektin më të madh të investimeve private në kujdesin shëndetësor rus.
Fokusi i saj kryesor është hulumtimi i metodave moderne të trajtimit të kancerit.
Vajza më e madhe e presidentit u shfaq në një intervistë në kanalin televiziv shtetëror Rusia 1 për të diskutuar hapat e saj të parë në botën e biznesit.
Numri një i Rusisë e ka shndërruar në mision që t’i mbajë fëmijët jashtë syrit të publikut.
Putin e ka bërë të qartë se dy vajzat e tij janë të limituara për mediat. Maria lindi në Leningrad, ndërsa Katerina (vajza e dytë) në Gjermani, gjatë kohës që babai i saj ishte pjesë e KGB-së. Të dyja vajzat erdhën nga martesa e tij e parë me Lyudmila Shkrebneva, me të cilën u divorcua në vitin 2013.
Ajo besohet se është e martuar me biznesmenin holandez Jorrit Faassen dhe disa raportime thonë se kanë një fëmijë bashkë. Në Rusi thuhet se ajo jeton në një shtëpi me siguri të lartë, në bulevardin Novinsky.
g.kosovari