Në shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë hetimet në lidhje me dyshimet për ndërhyrjet turke në zgjedhjet presidenciale në SHBA, në vitin 2016.
Së fundi, ahvalnews.com ( https://ahvalnews.com/bijan-kian/michael-flynns-former-business-partner-found-guilty) raportuar se një biznesmen i njohur iraniano –amerikan Bijan Rafiekian, është gjendur fajtor me akuzën për lobim që lidhet me punën pro qeverisë turke të Flynn Intel Group në 2016.
Prokurorët kanë kërkuar një dënim deri në 15 vjet burg për Kian, ndërsa vendimi pritet të merret në 18 tetor. Ndërkohë, më 5 shtator do të ketë një seancë dëgjimore para dënimit.
Biznesmeni i njohur iraniano-amerikan Bijan Rafiekian, i njohur si Kian, ishte një partner i Michael Flynn, ish-këshilltar për Sigurinë Kombëtare në SHBA.
Flyn akuzohet për bashkëpunim me dy biznesmenë turq Bijan Rafiekian dhe Ekim Alptekin, për të lobuar kundër klerikut Fetullah Gylen, udhëheqësin e një grupi fetar që qeveria turke e akuzon për organizimin e një grushti shteti në vitin 2016.
Po sipas mediave amerikane, Kian ka bashkëpunuar me Michael Flynn në firmën e lobimit Flynn Intel Grup. Firma u shpërbë para zgjedhjes së Trumpit në 2016, por u vu nën vëzhgim më vonë kur Michael Flynn u emërua Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i Presidentit Amerikan.
Pra, mesa duket drejtësia amerikane, po shtrëngon lakun edhe për biznesmenin turk, Ekim Aplptekin, miku i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Flynn Intel Group, e cila është kompania që dyshohet se ka lobuar për interes të qeverisë turke, është kontraktuar nga biznesmeni turk Ekim Alptekin në vitin 2016, me një kontratë prej 600,000 dollarë për të hetuar fshehurazi Gylen në emër të qeverisë turke.-raporton “The Washington Post”. (https://www.washingtonpost.com/local/public-safety/jury-to-decide-if-michael-flynns-business-partner-lobbied-illegally-for-turkey/2019/07/23/0220eed8-aa4e-11e9-86dd-d7f0e60391e9_story.html?utm_term=.af32501d0bbe)
Puna lobuese është bërë gjatë fushatës së Trump, kur Flynn ishte një këshilltar me ndikim në politikën e jashtme. Edhe Ekim Alptekin ishte i akuzuar për këtë çështje, por nuk udhëtoi për në SHBA për tu përballur me akuzat.
Alptekin punësoi Flynn Intel Group për një kontratë prej 600,000 dollarë me qëllim që Fetullah Gylen, të ekstradohet përsëri në Turqi.
Prokurorët kanë sjellë si prova e-mail që sugjerojnë njoftime të zyrtarëve të qeverisë turke. Një e-mail nga Alptekin tha se qeveria kishte dhënë dritën e gjelbër për projektin.
Por, kush është Ekim Alptekin dhe lidhjet e tij me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ekim Alptekin është drejtues i Këshillit të biznesit Turqi-SHBA, dhe miku i Lulzim Bashës. Basha miqësinë dhe afërsinë familjare me Alptekin e ka pranuar live në emisionin Opinion në Tv Klan.
Për më tepër, Lulzim Basha është edhe kumbar në familjen e Ekim Alptekin.
Foto më sipër tregon dasmën e Ekim Alptekin dhe “kurorën apo bekimin” e martesës ia jep Lulzim Basha.(CNA.al)