Jennifer Lopez feston sot 50-vjetorin e lindjes, duke dëshmuar edhe njëherë se ajo është mbretëresha e skenës.
J.Lo nuk ka nevojë që të tjerët të organizojnë një festë për të, pasi ajo e bën vetë festën.
Jennifer ka publikuar në Instagram një video, kur tregon se si po e feston këtë përvjetor të rëndësishëm në jetën e saj, duke kërcyer një nga këngët e veta.
Përveç kërcimeve, J.Lo ka marrë edhe shumë urime të bukura, sidomos nga partneri i saj.
“Ti je partnerja më e mirë në jetë. Bija më e mirë. Mamaja më e mirë. Në të duam ty. Fansat të duan. Fëmijët të duan. Edhe unë të dua. Le ta bëjmë këtë ditëlindje speciale”, shkruan i dashuri i divës së muzikës Alex Rodriguez.
Ai i ka bërë asj një dhurat për ditëlindjen e saj një makinë Porsche 911 GTS e vitit 2019.
Alex ishte ulur nga ana e JLo-s kur mori makinën për një provë, ndërsa një kameraman e dokumentonte momentin e posaçëm nga sendilja e pasme.
g.kosovari