Ditën e sotme, Policia e Elbasanit sekuestroi 700 mijë euro pasuri të paluajtshme të cilat ishin në pronësi të Kreshnik Musabelliut. Kjo pasi dyshohet se pasuritë e 33-vjeçari kanë si burim aktivitetin kriminal.
Po kush është 33-vjeçari?
Kreshnik Musabelliu në Elbasan njihet si një person mjaft i pasur, pasi posedon një nga palestrat më luksoze në qytet. Ai ka emigruar në disa vende të botës dhe dyshohet se ka probleme me drogën nga drejtësia italiane.
Emri i Musabelliut lidhet me atë të Besnik Brakës, pasi është nipi i atij të fundit. Besnik Braka është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe ajo e Durrësit për trafik droge dhe korrupsion aktiv.
Në qytetin e Elbasanit, 33-vjeçari njihet me nofkën “Niku i Çufos” kjo pasi Çufo është emri i palestrës së tij.
Mësohet se ka qënë i arrestuar për t’u ekstraduar jashtë, por ia doli që të fitonte lirinë.
Por duket se telashet nuk kanë të mbaruar në jetën e tij pasi rreth dy vite më parë atij iu vendos lëndë shpërthyese në një nga lokalet më lukzose në Elbasan, “Havana”, përcjell dosja.al.
Sekuestrohen 700 mijë euro pasuri të 33-vjeçarit Kreshnik Musabelliu. Dyshohet se pasuritë e paluajtshme janë përfituar nga aktiviteti kriminal.
g.kosovari