Mediat italiane kanë publikuar detaje në lidhje me mega-operacionin antidrogë të zhvilluar në Itali, që përfundoi me gjithsej 17 arrestime për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë shqiptarë dhe italianë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e vendit fqinj, ndër të tjera janë prangosur edhe 3 shoferë, italianë nga Brindizi të dyshuar si bashkëpunëtorë. Policia italiane kreu arrestimet e 3 shtetasve italianë Antonio Massaro nga Brindisi (banor i Bolonjës) Saverio Palma 45 vjeç dhe Vincenzo Vindice 33 vjeç. Droga ishte sjellë nga Shqipëria dhe si destinacion final kishte Emilia Romanjan. Hetimi ka filluar në vitin 2016, atëherë kur u prangos një maroken nën akuzën e trafikut të drogës. Ai u kap me hashash, kokainë dhe marihuanë.
Marokeni tha përpara karabinierëve se e kishte mrrë drogën te disa shqiptarë. Pas hetimeve, policia zbuloi një grup kriminal që merrej me trafik të lëndëve narkotike. Qendra e destinacionit të lëndës narkotike ishte Emilia, por kishte edhe shpërndarje në qendra të tilla si Puglia, Umbria dhe Toscana. Grupi komunikonte me anë të kodeve. Transporti i drogës për në Bolonja bëhej nga shqiptarë dhe disa italianë vendas. Në Marzano të Bolonjës, u kapën 5 kg marihuanë, kokainë dhe ketaminë. Grupi dyshohet se kryente aktivitetin prej kohësh.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234PreviousNext
DETAJE TË MEGA-OPERACIONIT:
35 persona janë të dyshuar
17 të arrestuar, nga të cilët 16 janë në paraburgim dhe njëri në “arrest shtëpie”. Nga këta, 9 janë italianë, 7 shqiptarë dhe 1 nigerian.
23 të arrestuar në flagrancë
Janë kapur 1517 kg marijuanë, 114 kg hashash, 2 kg kokainë.
TË ARRESTUAR:
Ilirjan ALIAJ, i njohur si Ilir, i lindur në Shqipëri më 22.12.1981;
Lisver BINAJ, r, i njohur si Tomy ose Tommy, i lindur në Shqipëri më 15.07.1983;
Giuseppe CANTELMO lindur në Foggia më 17.10.1976;
Pasqualino CANTELMO lindur në Sarno (Sa) më 06.11.1974;
Vittorio Romano CRAPULLI lindur në Stigliano (Mt) më 02.23.1968
Mavis EZEWELE i quajtur Tommy, i lindur në Nigeri më 02.02.1980;
Amiando GIORNTAMI i njohur si “Aaaa”, i lindur në Shqipëri më 03.07.1992;
Lavdërim LAMAJ i quajtur “tullaci”, i lindur në Shqipëri më 09.05.1981;
Antonio MARZANO i quajtur kalabrezi i lindur në Crotone më 10/16/1966;
Gregorio MARZANO, njohur si “kalabrezi” i lindur në Crotone më 01.01.1968;
Antonio MASSARO lindur në Brindisi më 18.10.1955
Saverio PALMA lindur në Grottaglie (Ta) më 09.11.1973;
Ranko Claudio PAVAN i njohur si Uorrior, i lindur në Bologna më 22.03.1976
Armand SALLJA njohur si Daniele, e lindur në Shqipëri më 25.05.1992;
Lorens TOTAJ lindur në Shqipëri më 04.05.1985;
Vincenzo VINDICE lindur në Brindisi më 28.09.1985; në arrest shtëpie
Dashamir KANAPARI lindur në Shqipëri më 25.05.1982;. (BW)