Gianluigi Buffon ka pritur tri penallti ndaj Interit (Ranocchia, Longo dhe Borja Valero) që i dhanë fitoren Juventusit. I aktivizuar në pjesën e dytë nga Maurizio Sarri, Gigi nuk ka tradhëtuar, edhe pse mund të kishte pritur katër penallti, pasi topi i goditur nga Barella i kaloi poshtë duarve.
Pas ndeshjes, Maurizio Sarri, i ngacmuar për këtë temë, qartësoi: “Buffon është një luftëtar i lindur dhe në momentin e nevojës u tregua gati! Me Gigin kam folur dhe ia kam bërë të qartë se Szczesny është titullari. Buffon do të ketë hapësirat e tij. U tregua i zoti te penalltitë. Mund të kishte shkuar tjetër kund dhe të fitonte më shumë, por u kthye te Juventusi”.