Fabian Topollaj, anëtari i bordit drejtues të Bindjes Demokratike ka reaguar lidhur mbi çështjen e Teatrit Kombëtar.
Sipas Topollaj, e vetmja mundësi për të bllokuar nismën për shembjen e Teatrit dhe ndërtimin e një të riu, ishte ajo përmes Këshillit Bashkiak, ku mazhoranca nuk do i kishte votat nëse PD dhe LSI do të hynin në zgjedhjeve.
Por falë vendimit të çmendur të opozitës për të mos u paraqitur në zgjedhje, i gjithë pushteti mbeti në duart e Erion Veliajt dhe Edi Ramës.
Postimi i plotë
A e dini se Rama dhe Veliaj mund ta shembin Teatrin Kombetar edhe nese Gjykata Kushtetuese konstituohet dhe mblidhet qe neser duke e rrezuar “Ligji per Teatrin”? Kjo per shkak te mungeses se PD dhe LSI ne zgjedhe.
Makuteria e Veliajt dhe Rames per te zevendesuar Teatrin Kombetar me kulla gjigande betoni ne mes te Tiranes, frenohej nga ligji per “veteqeverisjen vendore” qe parashikonte se pronat e Bashkise mund ti kalonin ne shfrytezim privatit vetem nese kete e dakordesonte 3\5 e keshilltareve bashkiake. Ne kushtet qe kreret e Rilindjes nuk e kishin kete shumice ne Keshillin Bashkiak Tirane, ata u detyruan te miratonin nje ligj thellesisht antikushtetues qe ju mundesonte shembjen e Godines se Teatrit Kombetar, duke anashkaluar kompetencen ligjore te keshillit bashkiak.
Dhe sot, pavarsisht se Presidenti i Republikes ka goditur kete ligj ne Gjykaten Kushtetuese, vendimarrja e kesaj te fundt nuk ka me asnje rendesi per ceshtjen, sepse Rama dhe Veliaj kontrollojne 59 keshilltare ne Keshillin Bashkiak te Tiranes dhe mund te perdorin lirisht proceduren e vjeter ligjore per te bere persheshin e enderruar ne sheshin e Godines se Teatrit.
Dhe kjo fal vendimit te cmendur te pjeses me te madhe te partive opozitare per te mos u paraqitur ne zgjedhje duke ja lene te gjitha pushtetet Edi Rames dhe Erion Veliajt. Te cilet nga ana e tyre e kane vertetuar pacipesine per te vjedhur edhe nen kontrollin e te tjereve, ndaj merreni me mend cmund te bejne kur i lene pothuaj vetem.