Derbi i Italisë, i luajtur në Kinën e largët, i takon Juventusit. Bardhezinjtë fituan përballë Interit vetëm pas ekzekutimit të penalltive, me kohën e rregullt të lojës që përfundoi në barazim 1 me 1.
Pasi e panë veten në disavantazh prej autogolit të pafat të De Ligt, kampionët e Italisë reaguan dhe barazuan shifrat me Cristiano Ronaldon, topi i goditur prej të cilit u devijua nga muri mbrojtës i zikaltërve.
Nga penalltitë, për Interin gabuan Ranocchia dhe Longo, por Rabiot dhe Bernardeschi i dhanë shpresë skuadrës së Contes.
Gjithsesi, në goditjen e gjashtë, Borja Valero dënoi zikaltërit, me Demiral që shënoi golin e suksesit të Juventusit.
g.kosovari