Juventusi po e vazhdon fazën përgatitore, tani në Kinë, ku do ta zhvillojë edhe një ndeshje miqësore.
Të mërkurën në mesditë Juventusi do të përballet me Interin.
Djelmoshat e Maurizio Sarrit janë duke i vazhduar stërvitjet për këtë ndeshje, por që në atë të fundit, ka ndodhur një gjë interesante.
Një tifoz është futur në fushën e stërvitjes, por pa arritur të afrohet tek lojtarët e Juves është kapur nga policia.
Ishin shumë policë që iu bën djaloshit që ta ndalin, ndërsa Ronaldo në formë shakaje i hedhet njëri në shpinë.
Polici kur e pa që ishte Ronaldo e mori me sportivitet.
Pas kësaj stërvitja e Juventusit vazhdoi rregullisht dhe nën masa të rrepta sigurie.