Prindërit e një adoleshenti u bënë dëshmitarë të një ngjarjeje të rëndë e cila përfshiu pikërisht djalin e tyre.
Ky i fundit u ekzekutua brenda shtëpisë së tij në Australi, teksa po fliste përmes telefonit me prindërit e tij, që ishin në Greqi.
Prindërit panë ngjarjen shokuese në kamera.
Viktima është 16-vjeçari, Alexis Cats, ndërsa motivet e ngjarjes së rëndë mbeten ende të paqarta.
Një shok klase i viktimës tha se Alex ishte një fëmijë i sjellshëm dhe i qetë, ndërsa xhaxhai i tij tha se familja ende nuk mund të besojë se çfarë ka ndodhur.