Opozita i ka dërguar një letër Kolegjit Zgjedhor ku i kërkon pezullimin e dhënies së mandateve për Këshillat Bashkiakë derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë.
Kjo letër që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhit vjen para nisjes së shqyrtimit në kolegj të çështjeve për shpërndarjen e mandateve të këshilltarëve bashkiak, e ndërsa bëjnë të ditur se janë vënë në dijeni dhe ODIHR, ONM, BE, ambasadat kryesore në Tiranë.
Bardhi, në emër të opozitës, e cila pasi dogji mandatet dhe vijon protestat, i referohet dekretit të tretë të presidentit Ilir Meta, i cili caktoi 13 tetori si datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, duke argumentuar se për aq kohë sa ky dekret është në fuqi, shpërndarja e mandateve është anti-kushtetuese.
“Shoqata e Bashkive ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për kushtetueshmërinë e votimeve të 30 Qershorit.
Pa u shqyrtuar çështja në Gjykatën Kushtetuese, Kolegji Zgjedhor ka pengesë ligjore për të bërë shpërndarjen e mandateve të Këshillave monopartiake Bashkiake. Sipas Kodit të Procedurës Civile, Kolegji Zgjedhor ka detyrimin ligjor të vendosë pezullimin e gjykimit, për shkak se “çështja nuk mund të zgjidhet para se të zgjidhet një çështje tjetër.”
Ligji detyron Kolegjin të nos marrë vendim pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese mbi kushtetueshmërinë e Dekreteve të Presidentit. Standardet e shqyrtimit gjyqësor te nosmarrëveshjeve në rrezik nga presioni i vetingut mbi disa anëtarë të Kolegjit Zgjedhir.
Vendimet e deritanishme të Kolegjit Zgjedhor, të pambështetura në ligj dhe të motivuara politikisht, sipas interesit të Qeverisë. Regjistrimi i paligjshëm i Bindjes dhe mohimi i opozitës për komisionerët, u konstatuan të paligjshme nga ODIHR.
Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë mënyrën e ushtrimit të kompetencave nga Presidenti, përfshirë dekretin e zgjedhjeve.
Sa kohë janë në fuqi dekretet për zgjedhje në 13 Tettor mandatet e këshilltarëve bashkiakë nuk mund të shpërndahen.Janë fituar në votime të padekretuara nga Presidenti.
Ky është një rast që Kolegji të mos lejojë zëvendësimin e pluralizmit me partinë shtet dhe demokracia me diktaturën.
Koha t’i shërbeni interesit publik përpara interesit tuaj privat, i cili po përdoret nga Rama për të krijuar drejtësinë e tij private, duke i shkaktuar Shqipërisë një dëm afatgjate”, shkruhet në letër./l.m