Pothuajse çdo ditë ne sallën operative te policisë mbërrijnë njoftime për vetëvrasje ose tentativa per t’i dhënë fund jetës.
Vetëm këtë javë janë njoftuar për 5 raste, dhe 2 të tjera javën e kaluar. Mjekët psikiatër e lidhin rritjen e numrit të vetëvrasjeve gjatë muajve të verës edhe me rritjen e menjëhershme të temperaturave.
Statistikisht janë meshkujt ata që shkojnë drejt finalizimit te aktit ekstrem.
Mjekët thonë se persona të tillë që vendosin t’i japin fund jetës është vështirë të dallohen, pasi vendimi merret në mënyrë të papritur, shkruan Vision Plus.
Marrja e konsultës tek mjekët specialistë ende mbetet tabu. Kjo bën që kryesisht adoleshentët të marrin një vendim të tillë në raste dobësie apo prej një problemi që ka çuar në ngarkesë emocionale për ta.