Një shqiptar ka shkaktuar një rrëmujë në një lokal në qytetin e Milanos në Itali. Mediat fqinje shkruajnë se shqiptar ishte gjysmë i zhveshur dhe i dehur në momentin që është futur brenda në lokal.
Ai ka nisur të ngacmojë klientët fillimisht dhe më pas ka sulmuar edhe policinë, pasi kjo e fundit ka mbërritur në bar.
Sipas mediave italiane, shqiptari është i moshës 32-vjeçare dhe ka precedent të mëparshëm penalë gjithashtu.
Pasi policia e ka qetësuar, e ka shoqëruar shqiptarin në komisariat për të nisur procedurat e mëtejshme për sulm fizik dhe prishje të rendit publik./l.m