Lufta institucionale mes Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama në muajt e fundit, sidomos për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, por edhe Reformën në Drejtësi ka bërë jehonë në shumë vende, por vëmendjen e ka tërhequr një portal në Rusi që ka pasqyruar me detaje të gjitha deklaratat e kreut të shtetit shqiptar.
Faqja ruse regnum.ru ka i kushtuar një rëndësi të vecantë zhvillimeve në Shqipëri duke ndjekur dhe përcjellë të gjitha deklaratat dhe akuzat e forta të Ilir Metës kundër kreut të ekzekutivit.
Dy ditë më parë portali rus ka pasqyruar sulmin e presidentit kundër reformës në drejtësi që e cilëson si “Ramaforma” ndërsa akuzon Ramën dhe ndërkombëtarët. Portali rus tregon me detaje deklaratat e kreut të shtetit tonë lidhur me akuzat për ngritjen e KED-së, zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që ende nuk është ngritur, por edhe ndjesë që sipas Metës i kishte kërkuar Donald Lu, kur shërbeu si ambasador në Shqipëri.
Reforma në Drejtësi në Shqipëri është mbështetur fuqimisht nga ndërkombëtarët veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në Rusi duket se paska interes për akuzat dhe sulmet e Presidentit Ilir Meta kundër drejtësisë së re…(Shqiptarja)/l.m