Policia italiane ka kryer arrestime në kryeqytetin e vendit Romë, në lidhje me rast vjedhjeje dhe droge. Karabinierët kanë ndaluar gjithsej 11 vetë, të cilët kryenin aktivitete të paligjshme.
Katër vetë u arrestuan në flagrancë në stacionin Termini në Romë, nën akuzën e vjedhjes së rëndë. Hetuesit vunë re se 4 persona bënin veprime që ngjallnin dyshime dhe pas verifikimeve që kryen, arritën të dokumentojnë vjedhjet dhe arrestojnë përgjegjësit, shkruajnë mediat italiane.
Ndërkaq, arrestime u kryen edhe për tregti të drogës në Romë. Kështu, në pranga kanë përfunduar një 17-vjeçar italian nga Roma dhe 2 shqiptarë të moshave 20 dhe 21 vjeçe. Të arrestuarit dyshohet se shpërndanin lëndën narkotike në sheshet e Romës.
Karabinierët sekuestruan gjithashtu heroinë dhe kokainë. Në pranga pëfundoi edhe një grua italiane për evazion fiskal. Hetimet po vazhojnë për raste kriminale të ngjashme./l.m