Orët e fundit është përhapur lajmi e skuadra e Milanit synon të sjellë në Serinë A mesfushorin kroat Luka Modric, që luan në La Liga me skuadrën e Real Madrid. Një transferim që duket shumë i vështirë për t’u realizuar, duke parë koston e tij të lartë dhe mbi të gjitha rrogën prej 12.5 milionë eurosh në sezon që merr Modric, fituesi i Topit të Artë.
Ai që ka dhënë një koment për këtë transferim është ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, aktualisht president i Monza në Serinë C italiane. Ai ka përdorur tone ironike, madje është tallur në lidhje më këtë transferim.
Për “Gazzetta Dello Sport”, Berlusoni tha: “ Modric te Milani? Është një futbollist shumë i mirë, por ky transferim varet nga shumë gjëra. Unë jam krenar, pasi kam patur dhe sjellë te Milani shumë lojtarë që kanë qenë apo fituan Topin e Artë me mua. I fundit ishte Kaka. Nuk e di nëse sot Milani mund ta bëjë një gjë të tillë”.