Një 32-vjeçar është arrestuar në Bulqizë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Sipas policisë bëhet fjalë për “shtetasin V.S, arrestimi i të cilit u bë pasi në banesë për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës së tij”.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Dhunë në familje”.
Gjithashtu po gjatë ditës së sotme policia arrestoi 27- vjeçarin E.G., banues në Krujë pasi kishte dhunuar bashkëshorten e tij fizikisht dhe psikologjikisht.
Ai është arrestuar nga forcat e Komisariatit Nr.2 në Tiranë. E.G., ka qenë i dënuar më parë për prodhim, mbajtje apo shitje pa leje të armëve të ftohta.
g.kosovari