Tre muaj pasi zjarri shkrumboi një pjesë të madhe të katedrales së famshme të Notre Dame në Paris, janë publikuar foto nga brenda kryeveprës së djegur, e cila është duke u zbrazur nga rrënojat e lënë nga zjarri.
Ekipet e restaurimit kanë nisur punën për të rikthyer thesarin kombëtar të Francës në lavdinë e saj të plotë.
Çatia e Notre Dame u shkatërruan tërësisht, ndërsa u rrëzua edhe një pjesë e tavanit pas zjarrit të madh që e përfshiu në muajin prill.
Ekipet e specializuara po punojnë për të pastruar ndërtesën dhe për të parandaluar një shembje të mëtejshme të saj përpara fillimit të restaurimit. Në anën tjetër, ekspertët janë duke shqyrtuar çdo pjesë të dëmtuar për të mësuar më shumë në lidhje me ndërtesën.
g.kosovari