Miratohen në Parlament dy projektligje të rëndësishme të Reformës në Sistemin e Drejtësisë.
Bëhet fjalë për projektligji për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë, dhe ai për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Opozita në Parlament bashkoi votat me mazhorancën duke votuar “pro”.
Me 106 pro, 1 kundër, 1 abstenim u miratua projektligji për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë.
Si dhe me 106 pro, 1 kundër, 1 abstenim, projektligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve
Po ashtu, së bashku me votat e opozitës parlamentare, u miratuan edhe ndryshimet e reja në Kodin Penal.
Më herët, përfaqësues të opozitës shprehën rezerva për këto ndryshime.