Me 96 vota pro, 11 kundër dhe 2 abstenim janë miratuar ndryshimet në Kodin Penal.
Për ndryshimet duheshin 84 vota, të cilat shumica nuk i ka, por ishin deputetët e opozitës së re që jo vetëm plotëson numrin, por e kaluan në 96 pro.
Ndërkohë që 11 deputetë ishin kundër dhe 2 abstenuan. Gjithashtu ndryshimet në ligjin për “Mbrojtjen Civile” u miratuan me 90 vota pro.
Në seancën e sotme, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi se ndryshimet në kodin penal janë një domosdoshmëri jo vetëm për ruajtjen e rendit dhe sigurisë por dhe për të qenë në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian.