Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, në seancat gjyqësore të ditës së sotme vendosi të pranojë mandatin e kryebashkiakut socialist, dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Kristo Kiço për bashkinë Finiq, Majlinda Qilimi për bashkinë Delvinë dhe Adrian Gurma për bashkinë Sarandë.
Në asnjë seancë gjyqësore nuk është pranuar kërkesa e opozitës për të qenë si palë e tretë në seancat gjyqësore.
Avokati i opozitës Robert Haxhi e ka quajtur shkelje pengimin e tyre në seancën gjyqësore ndërsa u shpreh se do ta ankimojnë në të gjitha shkallët e gjyqësorit.
/a.r