Banorët e Ksamilit ditën e sotme kanë sulmuar makinat e IKMT, pasi këta të fundit finalizuan një aksion për prishjen e një lokali në këtë zonë.
Banorët kanë qëlluar me gurë xhamat e makinave të të punonjësve të IKMT. Në pamjet e siguruara nga Shqiptarja.com shihen xhamat e thyer të makinës së shërbimit të IKMT si dhe mbetjet inerte të lokalit që u prish./l.m