Partia Demokratike ka paditur anëtarët e Komisionit të Zgjedhjeve, komisionerët dhe numëruesit e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 30 qershorit në bashkinë e Lezhës.
Me një dokument që mban datën 12 korrik, PD i ka kallëzuar penalisht ata në Prokuroinë e Lezhës për shpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve dhe rezultatit në zgjedhje, dëmtim të materialit zgjedhor, shkelje të fshehtësisë së votimit, kanosjes së zgjedhësit, dhe votim më shumë se një herë ose pa u identifikuar.
Baza ligjore e këtij kallëzimi, siç dega e PD-së në Lezhë shprehet, është dekreti i Presidentit i 10 qershorit, për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit./l.m