Prej disa ditësh në rrjetet sociale gjithë personazhet e njohur publik, dhe jo vetëm, kanë nisur një sfidë të re e cila tregon se si do të dukesh kur të plakesh.
Nëpërmjet një aplikacioni të quajtur “FaceApp”, të gjithë kanë mundësi të transformojnë veten dhe të shikojnë se si do të duken në të ardhmen.
Ne me këtë rast, po ju sjellim disa foto se si do të duken analistët e Tiranës, duke qenë se i shohim çdo natë në TV, më shumë edhe se vetë politikanët.