Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Vlorës Ardian Ylli. Vendimi për prokurorin e Vlorës e dha Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mëngjesin e sotëm.
Po ditën e sotme KPK ka konfirmuar në detyrë Prokuroren e prokurorisë së Tiranës, Elida Kackini.
Prokurorja e Tiranës Kaçkini është kandidate për në SPAK. Ajo rezultoi pa probleme në tri kriteret e Komisionit të Vettingut.
Trupa e KPK-së që ka kryer rivlerësimin e Kaçkinit përbëhej nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Etleda Çiftja.
Kaçkini e ka filluar karrierën e saj në vitin 2006 në Prokurorinë e Tiranës. Bashkëshorti i saj Bezart Kaçkini është gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë.
g.kosovari