Një grua nga Lipjani ka lajmëruar policinë se është rrahur fizikisht nga vjehrra e saj
Rasti ka ndodhur pasditen e së marrtës në Lipjan, ku pala ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është rrahur fizikisht nga vjehrra e saj.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se personi ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq lidhur me rastin është lajmëruar prokurori.
Nuk raportohet për të arrestuar në këtë rast.
g.kosovari