Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimitpër të shkarkuar nga detyra Prokurorin Dritan Rreshka.
Rreshka kishte ankimuar vendimin e KPK për shkarkimin e tij por sot Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen duke e lënë në fuqi.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues arriti në përfundimin se subjekti i rivlerësimit Dritan Rreshka ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë në kuptim të nenit 61, pika 3, të ligjit nr.84/2016.
Vendimi:
Trupi gjykues bazuar në nenin D, pikat 3 e 5 të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 61, pika 3 dhe në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi në mënyrë unanime:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr 55, datë 31.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Dritan Rreshka.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, më datë 17.07.2019./l.m