Vetëm një ditë pasi lajmëroi se do të vazhdonte aksionin opozitar me protesta dhe nga heqja dorë e kërkesës për të larguar Ramën, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është larguar nga Shqipëria për në Vjenë. Së bashku me Bashën drejt Vjenës ka udhëtuar edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi por edhe kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka.
Kreu i opozitës së bashku me aleatët e tij do të takohet me sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger dhe disa përfaqësues të tjerë të OSBE-së. Temë diskutimi do të jetë situata aktuale politike në vendin tonë dhe hapat e mëtejshëm të opozitës.
Kujtojmë se kjo lëvizje e opozitës vjen në një kohë kur Basha është dorëzuar nga kërkesat e tij që nga djegia e mandateve dhe një ditë pasi Monika Kryemadhi tha se do të niste ‘fushatën’ për zgjedhje në datën 13 tetor.