Ka përfunduar seanca e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pas shqyrtimit të provave dhe akteve të reja për kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, pas apelimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nga Komisioneri Publik.
Në përfundim të seancës, Zaganjori tha se dokumentet e reja që iu kërkuan të paraqesë nuk u morën parasysh, megjithatë ai pret i qetë vendimin.
“Në asnjë rast nuk kam lejuar dhe nuk do të lejoj deri sa të marr frymë që integriteti im të blihet apo të këmbehet me interesa meskine ose veprime të kundraligjshme që e kthejnë drejtësinë në farsë. Përsëris se për mua më e rëndesishmja ka qenë dhe mbetet vetëm respektimi i ligjit dhe dhënia e drejtësisë në mënyrë pavarur e të barabartë për të gjithë”, tha ndër të tjera Zaganjori.
“Jam shumë i qetë dhe tashmë duhet të presim vendimin e kolegjit. Vendimi do të merret në datën 26. Gjatë gjykimit administrativ në KPA mu kërkuan dokumentet dhe unë i paraqita, ndërsa në 10 qershor nuk u morën në konsideratë. Ai që vendos është kolegji i apelimit. Është detyra e komisionerit publik, të mbrojë interesin e publikut, por unë mendoj që edhe ngritja e problemeve e ka një kufi. Ajo që është dokument zyrtar duhet të trajtohet si e tillë. Unë jam përpjekur që krahas angazhimit për të dhënë përgjigjen e duhur dhe për të gjetur dokumentet e duhura edhe të angazhohem për detyrat që më ka dhënë ligji”, u shpreh Zaganjori.
Komisioneri Publik thotë se kreu i Gjykatës së Lartë nuk ka arritur të provojë se ka mundur të kursejë 2.6 milionë lekë nga një bursë në Gjer