Në ndeshje që ka zhvilluar ekipi i Partizanit në kampionat dhe kupat e Europës, ka vërejtur një ndryshim të theksuar në rritje të pregatitjes fizike dhe ndihmë shumë të madhe i japin edhe tifozët e Partizanit.
Por Partizani ka mungesa shumë të theksuara në elementët e ndryshëm, përgatitje teknike, taktike, shtatlartësi dhe shpejtësi. Të gjitha keto elementë sa me sipër, gërshetohen me intuitën që duhet të kenë lojtarët.
Tek Partizani kanë kapacitet për të luajtur vetëm 3–4 lojtarë të cilët janë portieri, qëndër mbrojtësi dhe 2 të tjerë.
Trajneri i Partizanit do të lodhet shumë dhe nuk mund të luaj qellimin final. Në ndeshjen me Karabakun një barazim do të ishte fitore, kurse një humbje minimale do të ishte sukses.
Ekipet e Laçit, Teutës, Kukësit kanë lojtarë të mirë, sidomos Teuta dhe Kukësi. Luajnë lirshëm, pa imersionin e njohin lojën e njeri-tjetrit, komunikojnë bukur. Trajnerët duhet të punojnë më me kujdes në sulmin e kombinuar dhe me mbrojtje të kujdesshme të kombinuar pasi bëhen gabime feminore.
Laçi në kompleks ka skuadër të mirë, të shpejtë dhe luajnë me sedër. Si në ndeshje të kampionatit edhe ndeshjet e vjetshme të kupave te europës kanë luajtur shumë mirë si në sulm ashtu dhe në mbrojte. Unë mendoj se stafi teknik duket ta shikoj se ku është defekti.
Me Laçin duhet parë më me kujdes. Nuk duhet futboll me mbrojtje të ngjeshur pasi nuk mund të ketë sulmin efektiv. Një sulm ose barazim me mbrojtje të ngjeshur është baraz me zero.
Në futboll sot fiton ai që e ndjek topin, jo ai që e pret të vijë.
Ju uroj ekipeve pjesëmarrëse në kupat e europës suksese!
Nga T. Kokona