Gjykata e Durrësit nuk njeh mandatin e kryebashkiakes socialiste të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Valbona Sako.
Sako u shpall fituese më 30 qershor, përballë kandidates së Bindjes Demokratike, Valbona Sakollari.
Ajo kishte bërë kërkesën në Gjykatën e Durrësit për konfirmimin e mandatit 4-vjeçar, por ka marrë një përgjigje negative nga gjyqësori.
Në vendimin e saj, gjykata arguementon se Bindja Demokratike është regjistruar në gjykatë më 25 prill, në tejkalim të afatit për regjistrim si subjekt zgjedhor në KQZ. Ndërkohë vendimi për zgjedhjet është dhënë nga Kolegji Zgjedhor si gjykata më e lartë vendimarrëse për procesin zgjedhor.
Vendimi mban firmën e gjyqtares Mimoza Margjeka.
Ndërkohë, në një prononcim për Tema TV menjëherë pasi vendimi u bë publik, Sako tha se do të apelojë në shkallën e dytë të gjyqësorit.
Vendimin e plotë mund ta gjeni duke klikuar (TemA)