Deputetja Rudina Hajdari e ka quajtur abuzim dhe aferë korruptive të qeverisë hartimin e projektligjit të “Korporatës së Investimeve në Republikën e Shqipërisë”.
Deputetja Hajdari shkruan në “Facebook” se ky ligj i qeverisë cenon tregun e lirë dhe nuk i nënshtrohet asnjë modeli të së Drejtës Komunitare.
Duke sqaruar arsyet e këtij konkluzioni, Hajdari jep edhe rrugën e zgjidhjes, që sipas saj, është vetëm një: Parandalimi në tërheqjen e kësaj nisme korruptive, me pasoja të mëdha në buxhetin e shtetit.
Mesazhi i Rudina Hajdarit:
Ajo që dua të vë në dukje, është qartazi abuzimi dhe korrupsioni i aferës qeverisëse sot, në hartimin e projektligjeve si ajo: e “Korporatës së Investimeve në Republikën e Shqipërisë”.
Ky projektligj:
a. Nuk i nënshtrohet asnjë modeli të së Drejtës Komunitare;
b. Cënon tregun e lirë dhe i jep pavarësi KISH-it ( Korporatës së Investimeve Shqiptare) në përzgjedhjen e projekteve individuale të investimeve.
Por, si arrijmë në një konkluzion të tillë?
1. Raporti i detajuar i FMN-së në lidhje me këtë projektligj është shumë i qartë dhe nuk lë shkas për interpretime të tjera, dhe,
2. Ky projektligj nuk ka një institucion apo organ kontrollues monitorimi, pra mbetet jashtë kontrollit të fortë të prokurimeve.
Por, cila është zgjidhja?
Ajo është vetëm një: Parandalimi paraprak në tërheqjen e kësaj nisme korruptive, si një projektligj fare i panevojshëm, i cili do t’i shkaktonte dëme të mëdha dhe të pariparueshme buxhetit të shtetit shqiptar, në borxhin e pashlyer dhe në disiplinën fiskale të tij. Grupi parlamentar demokrat do të votojë kundër këtij projekligji.
g.kosovari