Kryesia e PS ka shtyrë me një ditë mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.
Asambleja Kombëtare ishte thirrur më datë 22 korrik, por në takimin që sot Rama pati me anëtarët e Kryesisë, u vendos që Asambleja të mblidhet më 23 korrik në orën 18:00.
Edhe pse nuk ka ende një sqarim publik nga PS mbi arsyet e shtyrjes, besohet se kjo lidhet me seancën parlamentare, e cila do të mbahet më 22 korrik.
Rama ka ripërsëritur se asnjë grua apo vajzë në bashki nuk do të hiqet nga puna.
g.kosovari