E ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës së presidentit Ilir Meta, në kohën kur duhet të shpallte vakancën, në vitin 2016.
“Nëse Presidenti do të ishte i shqetësuar për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte hedhur shortin e KED, si në 2017, ashtu edhe në 2018.
Nëse Presidenti do ishte i shqetësuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte shpallur vakancën e parë kur është njoftuar që në 2016, për dorëheqjen e një anëtari të saj.
Por në fakt e ka shpallur dy vite më vonë gati në shkurt të vitit 2018. Të gjitha këto vonesa nuk janë për shkak të qeverisë. Qeveria i ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe Ministria e Drejtësisë ka ushtruar të gjithë funksionin kushtetues dhe ligjor.
Por nga ana tjetër ne do na duhet të shohim aktorë ligjorë që do duhet të kishin kryer detyrën e tyre dhe përtej vështirësive që një reformën në drejtësi ka problemet e saj komplekse edhe sa i përket zbatimit”, deklaroi ministrja.
g.kosovari