Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Shtetasi K.V, nga Pogradeci, ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka përfunduar në anë të rrugës.
Makina është përplasur me pjesën e bordurës, por për fat të mirë pa pasoja në njerëz.
Nga përplasja kanë marrë dëmtime të lehta shoferi dhe dy pasagjerët.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit, teksa dyshohet se lagështia në rrugë dhe pakujdesia e shoferit kanë stimuluar ngjarjen.
/a.r