Albana Osmani nuk do jetë më pjesë e Top Channel dhe këtë e bëri me dije edhe vetë, përmes një bisede me ndjekësit në rrjete sociale.
Vetëm pak kohë më parë burime të sigurta për “Prive” sollën në dijeni largimin e moderatores pas 15 vitesh në Top Media.
Në një bisedë pyejte-përgjigje me fansat e saj, nuk mund të mungonte dhe pyetja për largimin e saj të bujshëm.
“Pse s’je në koncertin e digital?”- e pyet një ndjekës.
“I uroj shume suksese. Histori e shkruar. Platform që mblodhi bashkë gjithë shqiptarët. Gëzohem që isha një dritë e llambës së madhe që foli shqip kudo. Suksese më tej! Unë qëndroj në statusin më të lartë në botë. Jam fëmijë i Perendisë së gjallë. Atij i jam mirënjohës për talented dhuratat dhe mundësitë për të realizuar çdo ëndërr timen me punë dhe energji dhe gëzim. Personalisht ne pëlqejmë shumë sfidat ndaj jam gjithmonë gati për gjëra të bukura. Ka kaq shumë përpara dhe jam e lumtur!”- i përgjigjet ndjekësit Albana Osmani.
Ndërsa pyetjes se kur do ta shikojmë në television, ajo i përgjigjet: “Po shqyrtoj propozimet dhe ato që kam propozuar. Do ketë surpriza”.(Tema)/l.m