Ditën e sotme Ministria e Brendshme inauguroi ambientet e reja të policisë në këtë qytet. Zv. ambasadorja Suedeze Birgitta Jansson deklaroi se restaurimi i këtyre ambienteve i jep sigurinë qytetarëve të cilët jo vetëm që ndihen të mbrojtur nga keqbërësit por edhe të respektuar nga pushteti dhe qeverisja vendore.
Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj se ndryshimi do të vijojë jo vetëm përmes përmirësimit të godinave por edhe cilësisë së shërbimit të policisë së shtetit. Ai deklaroi se edhe me rritjen e popullsisë në qendrat urbane vijon e njëjta strukturë shërbimesh
“Duhet ta thellojmë më tej punën për rritjen e besimit të qytetarëve ndaj policisë së shtetit përmes përmirësimit të sjelljes, paraqitjes dhe shërbimit. Policia e Shteti është një strukturë që shërben. Këtij procesi i shërben edhe ngritja e sektorëve të tjerë si këshillat për sigurinë dhe synojmë që këtë praktikë ta përhapim në të gjitha bashkitë e vendit. Në shërbim të nivelit të policisë së shtetit ne po bëjmë përpjekje infrastrukturore. Pas viteve 90 emigracioni i jashtëm dhe brendshëm ka sjellë spostime të popullsisë nga zonat rurale drejt atyre urbane. Qytetet e mëdha kanë ende atë strukturë edhe pse popullsia e tyre është shumë-fishuar. Infrastruktura është vetëm një anë por më e rëndësishme është përmirësimi modernizimi i vetë policisë. Ne do përpiqemi përmes kualifikimit, shtimit të prurjeve të reja. brenda këtij viti presin prurje të reja. Kemi shpallur konkursin për 500 vajza dhe djem të reja dhe 100 të tjera do të shtohen, pra 600 veta. Edhe ata që do lënë punën për arsye të moshës do trajtohen me të njëjtin respekt“, tha Lleshaj.
Gjatë fjalës së tij kryebashkiaku i Librazhdit Kastriot Gurra deklaroi se ky është një investim pozitiv për qytetin e Librazhdit i cili ndonëse nuk është i listuar si qytet me problematika kriminale ka nevojë të ofrojë shërbimin e duhur për qytetarët.
g.kosovari