Në mbledhjen e komisionit të ligjeve ka pasur sërish përplasje mes deputetit socialit Bashkim Fino dhe kreut të këtij komisioni Ulsi Manja.
Fino ka kundërshtuar miratimin e nenit 41 i sjellë në rend dite, kërkesë e cila është shpërfillur nga anëtarët e këtij komisioni të cilët e kanë miratuar unanimisht.
Pas miratimit të këtij neni, Fino ka dalë nga salla duke braktisur mbledhjen para përfundimit të saj./l.m