Shkatërrohet një celulë terroriste e ekstremit të djathtë në veri të Italisë. Në një operacion në shtrirë në disa qytete veriore, forcat italiane të antiterrorit sekuestruan një arsenal të konsiderueshëm armësh luftarake, përfshirë edhe një raketë ajër-ajër.
Tre persona përfunduan në prangat e policisë, mes tyre edhe Fabio del Berxholo, një ish-kandidat për Senatin italian, nga radhët e Forza Nuova-s së ekstremit të djathtë. Në hetimin e ndjekur, prokuroria e Torinos gjurmonte disa italianë që luftonin përkrah separatistëve në krahinën Donbas, në lindje të Ukrainës./l.m