Pas deklaratës për dorëheqje policia maqedonase ka bastisur shtëpinë e kryeprokurores speciale publike Katica Janeva.
Burime nga MPB-ja konfirmuan bastisjen. Sipas informatave të Alsat, pjestarët e MPB-së kanë qenë në shtëpinë ku jeton Katica JAneva, në lagjen Kozle në Shkup, por nuk janë dhënë hollësi se për çfarë bëhet fjalë. Bastisja ka zgjatur rreth 30 minuta.
Po kështu, është konfiskuar telefoni celular i Janevës. Paraprakisht janë dorëzuar para gjykatësit të procedurës paraprake, Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski, të cilët dyshohen në rastin e sotëm që ka ndërmarë PTHP-ja për ndërhyrje kundërligjore, larje parash dhe përvetësim të të mirave materiale. Prokuroia ka kërkuar paraburgim për të dyshiarit Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski.
Bojan Jovanovski i njohur si boki 13 dhe Zoran Milevski- Kiçec dyshohen se kanë marrë 1.5 milionë euro nga një biznesmen për ta ndaluar hetimin kundër tij. Prokuroria për krim të organizuar zbardhi se më qëllim që ti marrin paratë, të dytë kanë premtuar se kanë ndikim te një prokuror i cili do e lehtësojë situatën. Boki 13 dhe Zoki Kiçeec akuzohen për veprën penale “Marrje favori për ndikim kundërligjor”, ndërsa në mënyrë shtesë pronari joformal i televizionit 1TV është i dyshuar edhe për pastrim parash. (BW)