Vëzhguesi ndërkombëtar i Vettingut në Shqipëri, Theo Jacobs fundjavën që lamë pas e ka kaluar në bregdetin e Jugut. Me anë të një postimi në Twitter, Jacobs ka shpërndarë një video teksa është në një hotel dhe duket vija bregdetare e fshatit Qeparo.
“Fundjavë me kolegët në Qeparo … Pirja e kafes në mëngjes në tarracë. Ka vende më të këqija për të filluar të dielën …”, shkruan ai në rrjetet sociale. Kujtojmë se Jacobs është i njohur për sistemin tonë në Drejtësi pasi ka rënë në sy për kritikat dhe qëndrimet e tij ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë kaluar në sitën e Vettingut.