Merkato e transferimeve e verës tani është në aktivitet të plotë, por përveç numrit të lojtarëve që kanë të ardhmen e tyre të konfirmuar ose që kanë një ide të qartë se ku do të jetë, ka shumë lojtarë që e ardhmja e tyre është në ajër.
Gazeta spanjolle Marca ka përpiluar një listë me 11 yje që e ardhmja e tyre ende ka një mister në këtë merkato vere.
Gareth Bale
Është e qartë se Real Madridi nuk e dëshiron atë.
Zinedine Zidane nuk i dha atij asnjë minutë të vetëm në tre ndeshjet e fundit të sezonit dhe të gjitha shenjat treguan drejt një largimi, por asgjë nuk ka ndodhur, as nuk duket që do të ndodhë diçka. Bale, nga ana e tij, është i lumtur të qëndrojë në Bernabeu.
Dani Alves
Braziliani 36-vjeçar, shkëlqeu me Brazilin në Copa America, u lavdërua shumë dhe u emërua lojtari i turneut.
Duke pasur parasysh numrin e trofeve që ai ka fituar, ai do të tërheqë shumë skuadra. Sevilla është e interesuar, por mbrojtësi i djathtë o ka refuzuar ata.
Gonzalo Higuain
Ai është larguar nga Chelsea, por Juventusi nuk e dëshiron atë, edhe përkundër ardhjes së Maurizio Sarrit.
Ai ka qenë i lidhur me Romën, por askush nuk duket se e di se çfarë do të ndodh me El Pipitën.
Rodrigo Moreno
Një muaj më parë e ardhmja e tij dukej e sigurt në Mestalla, por Atletico Madrid, Napoli dhe Roma janë raportuar si të interesuar dhe tani është e turbulluar përsëri e ardhmja e tij.
Isco
Zinedine Zidane i beson atij. Numri 22 dëshiron të qëndrojë, por Reali është i hapur ndaj ofertave.
Nëse atij i ofrohet një rol kyç në një ekip të madh, ai mund të joshet për t’u larguar nga kryeqyteti.
Suso
Ai ka aftësinë të jetë një nga lojtarët më të mirë te Milani, por mund të jetë i larguar, pasi ata nuk janë në Evropë vitin e ardhshëm. Megjithatë, ai nuk mund të shkoj tek asnjë klub elitar, për shkak të mungesës së performancave të qëndrueshme.
Filipe Luis
Një fitues i Copa Americas me Brazilin, mbrojtësi i majtë është lidhur me Barcelonë , por duket sikur ai dëshiron të qëndrojë te Atletico Madrid.
Gabriel Jesus
Sulmuesi i Cityt luajti një rol kyç për Brazilin, kur fituan Copa American, por ai nuk është i sigurt nëse dëshiron të vazhdojë me Pep Guardiolan në Manchester pasi ai dëshiron një rol më të madh në ekip.
Paulo Dybala
Një tjetër amerikano-latin gjendet në këtë listë. Sezonin e kaluar ai u gjend disi, por Juventusi nuk duket se mbështetet në atë aq sa mendohej. Klubet e mëdha janë të interesuar për të, sidomos Interi.
Jese Rodriguez
Është e qartë se ai nuk është në planet e Paris Saint-Germain dhe La Liga mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm, por koha nuk i bën atij favore.
Wissam Ben Yedder
Ai është i hapur për një sfidë të re, por Monchi është i prirur që ai të jetë kyç në ekipin nga Ramon Sanchez Pizjuan sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, pa Ligën e Kampionëve , ata mund ta kenë të vështirë ta bindin atë. Monchi do të mundohet me çdo kusht ta mbaj atë në klub. (Tema)