Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kryetares së FRESSH për njësinë 6 në Tiranë, Rajselda Hamza.
Tashiri shkruan se “shpikim aq armiq në të gjallë, sa harrojmë armiqtë e vërtetë që na marrin jetën, përditë”.
Duke u kthyer pas në kohë, ai shkruan se propozimi i tij për “vrasjen rrugore” nuk mori mbështetjen e Parlamentit.
Postimi i plotë:
Të preu jetën në mes një aksident i mallkuar. Punuam gjatë bashkë, e tani jam pa fjalë!
Shpikim aq armiq në të gjallë, sa harrojmë armiqtë e vërtetë që na marrin jetën, përditë.
Të ndrittë shpirti Rajs!
Propozova “Vrasjen Rrugore” dikur, por mbeti rrugëve të Parlamentit. Do mjaftonin vajzat e djemtë që kanë lënë jetën rrugëve nga aksidentet, për ta miratuar një herë e mirë, përpara se kërcitja e vdekjes në rrugë të na vijë te pragu i shtëpisë”.