Trageti ‘Saranda Expres’ që bën linjën Sarandë-Korfuz pasditen e sotme orën 16:45 ka pësuar defekt në sistemin e drejtimit dhe ka dhënë sinjalin SOS, ndërsa është zhvendosur në afërsi të zonës së Kisiopit në veri të ishullit të Korfuzit.
Në traget ndodhen 27 pasagjerë dhe 2 automjete.
Pas sinjalit SOS pranë tragetit ‘Saranda Expres’ me flamur shqiptar ka shkuar edhe trageti tjetër i linjës Sarandë -Korfuz, ‘REINA 2’ për të asistuar apo ndihmuar.
Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se kapitenria e Portit Sarandë ka komunikuar me tragetin dhe autoritetet e portit Korfuzit të cilat po dërgojnë rimorkiatorët për ta tërhequr drejt portit Korfuzit.