Me ardhjen e Ançelotit te Napoli, Elseid Hysaj e pa veten në stol pas shumë vitesh në formacionin bazë.
Kjo tronditi marrëdhëniet e tij me klubit, dhe dy palët menduan se ka ardhur koha për divorc.
Së fundmi, mediat spanjolle kanë shkruar se e ardhmja e futbollistit shqiptar mund të jetë te Atletiko e Madridit.
Mësohet se në bisedimet e fundit, Atletico Madrid ka ofruar 15 milionë Euro, ndërkohë që Napoli kërkon 20 milionë.
Në këtë pikë madrilenët mund të shtojnë edhe bonuse për t’iu afruar shifrës së kërkuar nga Napoli.