Linda Rama ka marre nje çmim në Londër për çështjet sociale dhe me kete rast ka ndare nje fjale nderimi:
Ju falenderoj!
Ndihem thellësisht e prekur, e nderuar dhe e privilegjuar që jam këtu me ju sonte. Fenomenale… në fakt e vërtetë, gratë janë fenomenale. Ky
çmim i kushtohet të gjithave, por në veçanti nënave dhe gjysheve të brezit tim. Gra të jashtëzakonshme që kanë bërë sakrifica sublime në dy periudha historike: gjatë diktaturës komuniste dhe tranzicionit shumëvjetor.
Secila prej tyre është fenomenale. Veç të tjerash, dua të bëj një dedikim të veçantë që më buron nga zemra.
Për bashkëshortin tim, zëri më i fuqishëm në promovimin e ekselencës së gruas, mbështetësi më i zellshëm i gruas, si kryebashkiak, si kryetar i partisë politike më të madhe në vend dhe si kryeministër. Faleminderit Edi, jam shumë krenare për ty!